“U largova nga klubi shkaku i cigares”, Wojciech Szczesny e zbulon historinë e tij me duhanin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “U largova nga klubi shkaku i cigares”, Wojciech Szczesny e zbulon historinë e tij me duhanin

    Insajderi
    08 October 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë dhënë për “TVP Sport”, Wojciech Szczesny i ka kujtuar edhe prapaskenat që lidhen me pirjen e cigares në dhomat e zhveshjes pasi e siguroi titullin e kampionit me Barcelonën, përcjell “Gazeta Express”.

    “Ajo cigare në zhveshtore e përshkruan në mënyrë perfektë krejt storjen. U largova nga Arsenali për shkak të duhanit: cigaret më kanë shoqëruar për shumë vite dhe në fund presidenti Joan Laporta ma dhuroi një cigare të shkëlqyeshme”, deklaroi Szcesny.

    “Hyra në zhveshtore duke i shikuar të gjithë bashkëlojtarët të lumtur dhe duke e festuar titullin e ligës. Për mua ishte një moment i jashtëzakonshëm gëzimi dhe kjo e ilustron në mënyrë perfekte krejt karrierën time”, vazhdoi ai.

    Pasi kishte vendosur të pensionohej, portieri polak ishte duke u përgatitur për një fazë të re të jetës, duke iu dedikuar tërësisht familjes.

    Baba i dy fëmijëve, Liam e Noelia, ish-portieri i Juventusit thotë se ndihet plotësisht i realizuar në rolin e prindit.

    “Të jesh baba është sfida më e vështirë, por edhe më e bukura që më ka ndodhur ndonjëherë. Nuk e di se sa po shkoj mirë në këtë drejtim, duhet ta pyesni gruan time dhe fëmijët e mi, por është ‘sfida’ që më jep më së shumti kënaqësi dhe gëzime”, shpjegon ai.

    Edhe pse dëshironte të qëndronte jashtë fushave të blerta, ishte gruaja e tij Marina ajo që e shtyu t’i kthehej futbollit.

    “Nuk doja të luaja më, po përgatitesha të isha një baba me kohë dhe përkushtim të plotë. Por, Marina insistonte. Në fund ia doli, më duhet ta pranoj që i jam shumë mirënjohës”, përfundoi portieri polak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark