Kurti njofton se sot arrijnë mijëra drone luftarakë “Skydagger” në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti njofton se sot arrijnë mijëra drone luftarakë “Skydagger” në Kosovë

    Insajderi
    08 October 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme do të arrijnë mijëra drone luftarakë kamikaze të llojit “Skydagger” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Siç ka bërë të ditur Kurti, dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë trajnuar për manovrimin e tyre, shkruan Insajderi.

    “Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, thuhet në njoftimin e Kurtit.

    “Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”.

    “Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore”, ka shtuar më tej ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark