
Kandidatja e Lidhjes për Prishtinën, Agnesa Rexhepi Demiri, ka shprehur përkushtimin e saj për mbështetjen e sportistëve dhe zhvillimin e sportit në kryeqytet.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se sporti ka qenë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës së saj dhe një “shkollë e karakterit dhe e forcës”.
“Sporti ka qenë gjithmonë pjesë e imja, një shkollë e karakterit dhe e forcës. Tani, duke parë brezat e rinj të karatistëve e sportistëve tanë, ndjej krenari dhe shpresë për të ardhmen. Nga vetja, dua të jem zëri i sportistëve tanë, t’i mbështes, t’i dëgjoj dhe t’i motivoj, sepse sporti është forca që bashkon dhe frymëzon,” ka shkruar Rexhepi Demiri.
Ajo kandidon me numrin 30 nga lista e Lidhjes së Prishtinës 115, duke theksuar se do të punojë për t’u dhënë hapësirë, përkrahje dhe kushte më të mira sportistëve të rinj në Prishtinë.