Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i nxënësve në shkollat e Kosovës, për pesë vjet mbi 20 mijë nxënës më pak

    Insajderi
    08 October 2025 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i nxënësve në shkollat e Kosovës ka rënë nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statitiskave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2020/2021 në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, janë regjistruar gjithsej 229 mijë e  664 nxënës.

    Ndërkaq pesë vjet më vonë pra në vitin shkollor 2024/2025 janë 21 mijë e 149 nxënës më pak, pasi që gjatë vitit shkollor 2024/25, në shkollat e Kosovës ishin gjithsej 208 mijë e 515 nxënës.

    Sipas të dhënave të  ASK-së nga viti 2020 çdo vit numri i nxënësve ka pësuar rënie.

    Derisa në vitin 2020/2021 numri i nxënësve ishte  229 664 mijë në vitin 2021/22  janë regjistruar gjithsej 224 mijë e 429 nxënës. E numri ka rënë në vitin pasues.  Në vitin 2022/23  numërojnë 220 mijë  578 nxënës në shkollat e Kosovës..

    Ndërkaq  në vitin 2023/24  numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor ishte 215. 431 mijë.

    E rënie e numrit të nxënësve  është vërejtur dhe gjatë vitit shkollor  2024/25,  pasi që gjatë këtij viti në shkollat e Kosovës ishin gjithsej 208 mijë e  515 nxënës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark