Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Kobra” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet sot aktgjykimi në rastin “Kobra”

    Insajderi
    09 October 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”.

    Seanca gjyqësorë pritet të nisë nga ora 13:00.

    Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes afërsi të lokalit “Kobra City” në Prizren.

    Në aktakuzën e Prokurorisë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark