Arrestohet Fatmir Sheholli si i dyshuar për përfshirje në spiunazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet Fatmir Sheholli si i dyshuar për përfshirje në spiunazh

    Insajderi
    09 October 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar Fatmir Sheholli si i dyshuar për përfshirje në spiunazh.

    Sveçla me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se pret trajtim institucional të këtij rasti, shkruan Insajderi.

    “Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

    “Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, vijoi ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark