
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit luajti një rol në negociata, shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit.
Në një deklaratë të postuar në X, Erdogan falënderoi Trumpin për “demonstrimin e vullnetit të nevojshëm politik”, si dhe Katarin dhe Egjiptin për lehtësimin e marrëveshjes.
Erdogani tha se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe do të vazhdojë të kontribuojë në proces, raporton Reuters.
“U shpreh përshëndetjet e mia të përzemërta vëllezërve dhe motrave të mia palestinezë që kanë duruar vuajtje të papërshkrueshme për dy vjet”, tha presidenti turk.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se dërgimi i ndihmës humanitare në rajon është një përparësi dhe theksoi nevojën urgjente për të filluar rindërtimin e Gazës.