Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dy të dyshuar në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dy të dyshuar në arrati

    Insajderi
    09 October 2025 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar të mërkurën në qytetet Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Në katër prej këtyre rasteve, viktimat ishin gra të dhunuara nga bashkëshortët e tyre.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuar ndodhen në arrati, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje.

    “Prishtinë 07.10.2025 – NN. Është raportuar se më 08.10.2025 viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar, derisa ajo kishte arritur të ikë nga banesa. I dyshuari gjendet ne arrati”, thuhet në njoftim.

    “Prishtinë  08.10.2025 – 00:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    “Prishtinë 08.10.2025 – 02:230.Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje,  viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet ne arrati”, njofton Policia.

    “Gjakovë 08.10.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe ofenduar me fjalë të ndryshme vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    “Mitrovicë  08.10.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark