
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim prej 12 vitesh F.I për vrasje e rëndë në tentativë. Ai akuzohet se më 11 nëntor të vitit 2024 me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta fëmijët e moshës 10 dhe 14 vjeç, një 32 vjeçar dhe një 29 vjeçar, pjesëtarë të komunitetit ashkali dhe rom.
“Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare, pjesëtarë të komunitetit Ashkali, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dëmtuarës 10 vjeçare dhe atë plagë shpuese prerëse në anën e majtë të kraharorit, thyerje e brinjëve VI dhe VII të anës së majtë, plagë shpuese në vrigullin e poshtëm të mushkërisë së majtë, plagë prerëse shpuese në pjesën e majtë të diafragmës, të cilat kanë shkaktuar edhe grumbullim gjaku dhe ajri në zfgavrën e majtë të kraharorit, të cilat dëmtime janë shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë dhe me maje, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, kurse e dëmtuara 14 vjeçare i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë prerëse në regjionin e shpatullës së djathtë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit.”
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024 rreth orës 15:30 minuta në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., i moshës 32 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “V.”, i pandehuri e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke e goditur në pjesën e kokës, qafës dhe faqes së djathtë të fytyrës duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë shqyese në regjionin muror të kokës, në regjionin e mjekrës, në anën e majtë të qafës dhe në faqen e djathtë të fytyrës, të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm për shëndetin.”
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:53 minuta në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A., i moshës 29 vjeç, pjesëtarë i komunitetit Romë, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari duke lëvizur në këmbë me një karrocë, i pandehuri afrohet dhe e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, në pjesën e kraharorit, nga të cilat goditje i shkakton lëndime të rënda trupore dhe atë plagë shpuese, prerëse në anën e djathtë të kraharorit, thyerje e brinjës së IV të anës së djathtë, dhe plagë prerëse në vrigullin e sipërm të mushkërisë së djathtë, duke i shkaktuar grumbullim gjaku dhe ajri në zgavrën e djathtë të kraharorit, të cilat lëndime kanë rrezikuar jetën në momentin e shkaktimit.”
“Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Konform nenit 270 paragrafi 1 të KPPK-se, konfiskohet ne mënyrë te përhershme thika e markës “Berlinger House”, si objekt i kryerjes së veprës penale. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.”