Arrestimi i Shehollit, Burim Ramadani: Lufta kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i Shehollit, Burim Ramadani: Lufta kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë

    Insajderi
    09 October 2025 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Sheholli është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në spiunazh mëngjesin e së enjtes. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa 48-orëshe dhe ka njoftuar për bastisje në shtëpinë e tij.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka reaguar sot pas lajmit për arrestimin e Fatmir Shehollit për spiunazh.

    Ramadani tha se një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare.

    “Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë është gjithnjë i suksesshëm dhe jep lajme të mira për Kosovën. Përgëzoj punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar të profesionistëve tanë në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare”, shkruan Ramadani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark