Dokumente në duar - Momenti kur hetuesit dalin nga banesa e Fatmir Shehollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokumente në duar – Momenti kur hetuesit dalin nga banesa e Fatmir Shehollit

    Insajderi
    09 October 2025 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë kanë arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimet për spiunazh.

    Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, njoftoi Prokuroria.

    “I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, u tha në njoftim.

    Pamje nga momenti kur hetuesit dalin nga banesa e Fatmir Shehollit me dokumente në duar.=


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark