Brahimaj: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses, s’kemi votë për Listën Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Brahimaj: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses, s’kemi votë për Listën Serbe

    Insajderi
    09 October 2025 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para vazhdimit të seancës konstituive, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, deklaroi se partia e tij do ta respektojë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Ai shtoi se nuk pret ndonjë rezultat konkret sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit, duke theksuar se si subjekt politik, AAK-ja nuk do të votojë asnjë kandidat të propozuar nga Lista Serbe për këtë pozitë.

    “Në përpikëri prej seancës së parë deri më sot ne kemi respektuar të gjitha ato çka kanë dalë nga vendimet e Gjykatës kushtetuese edhe kësaj radhe do ta respektojmë në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.   Mendoj se nesër do të jetë skenar i njëjtë ashtu siç kanë bërë në seancën e fundit LVV-ja me kryesuesin Basha. Interesi i Kurtit nuk është që të formohen institucionet  por të vazhdohet kështu në pafundësi. Se besoj se do të ketë zgjidhje(nesër) sepse VV-ja është interesuar ta vazhdojë këtë ngërç. Në paraprakisht si grup parlamentar do të takohemi konsultoheni dhe përpikëri do ta respektojmë vendimin e gjykatës. Në vendimet e gjykatës thuhet se  duhet të marrim pjesë në votim por besoj se për listën serbe s’do të kemi votë”, ka deklaruar Brahimaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark