
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
I dyshuari, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pas hetimeve të detajuara dhe sigurimit të provave materiale që lidhen me rastin. Ai dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer vjedhjen në një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, në muajin mars të këtij viti.
Dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast janë arrestuar në muajin korrik, ndërsa i dyshuari i tretë është arrestuar sot në vendbanimin e tij në një fshat të Vushtrrisë.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.