
Armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe terroristëve të Hamasit do të hyjë në fuqi të enjten mbrëma, pasi lajmin e madh për nënshkrimin e fazës së parë të planit për paqe e dha presidenti Donald Trump
Marrëveshja e armëpushimit, që parasheh lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e forcave izraelite nga një pjesë e Gazës, do të hyjë në fuqi sonte pas ratifikimit të marrëveshjes nga qeveria izraelite.
Pas miratimit të armëpushimit nga ana izraeliet, do të fillojë një periudhë 24-orëshe në të cilën vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, raporton Jerusalem Post.
Në momentin që kjo periudhë mbaron, atëherë terroristët e Hamasit do t’i kenë 72 orë për ta përmbushur pjesën e tyre të marrëveshjes, pra kthimin e të gjitha pengjeve, të gjalla e të vdekura.
Presidenti Trump njoftoi pas mesnatës se marrëveshja ishte arritur dhe se kjo është një ditë e madhe për të gjithë. Ky armëpushim erdhi fiks dy vjet pas barbarizmit të terroristëve të Hamasit më 7 tetor 2023, kur hynë në Izrael e masakruan mbi 1 mijë e 200 njerëz.