Dua Lipa “çmend’ rrjetin me pozat e fundit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Dua Lipa “çmend’ rrjetin me pozat e fundit

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja në Instagram, ku shihet e veshur me një fustan me shkëlqim, duke pozuar mbi një piano.

    Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar me humor: “Never not having fun” (“Asnjëherë jo duke mos u argëtuar”), duke treguar edhe një herë shpirtin e saj pozitiv dhe energjinë që e karakterizon.

    Postimi, i cili është bërë vetëm pak minuta më parë, ka marrë me qindra mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.

    Në sfond dëgjohet kënga “Soul Bossa Nova” e Quincy Jones, që i jep postimit plot ritëm.

    Dua Lipa vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të muzikës botërore, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për stilin dhe praninë në rrjete sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark