Uran Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës, të premten në Sheshin "Skendërbeu” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Uran Ismaili fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës, të premten në Sheshin “Skendërbeu”

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një fushate të mbushur me takime dhe aktivitete në çdo lagje e fshat të kryeqytetit, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës.

    Përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, Ismaili tha se javët e kaluara do të mbahen mend si javët e ndryshimit të madh në Prishtinë.

    “Të premten, më 10 tetor, në ora 19:00, te Sheshi Skënderbeu, ju ftoj të gjithëve në tubimin përmbyllës të fushatës sonë frymëzuese. Javët e kaluara do të mbahen mend si javët e ndryshimit të madh në Prishtinë. Është koha të shënojmë bashkë ditën e parë të kapitullit të ri të qytetit me një tubim madhështor e plot shpresë. Është koha për Prishtinën, është koha jonë. Shihemi të premten! Hajde ma gjallë, Prishtinë, ma gjallë!” ka thënë Ismaili në ftesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark