Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fiton Nobelin për Letërsi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai fiton Nobelin për Letërsi

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari hungarez, Laszlo Krasznahorkai, ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi për “veprën e tij bindëse dhe vizionare që, në mes të një tmerri apokaliptik, riafirmon fuqinë e artit”.

    “Laszlo Krasznahorkai është një shkrimtar epik në traditën e Evropës Qendrore, që shtrihet nga Kafka deri te Thomas Bernhard, dhe që karakterizohet nga absurdi dhe teprimi grotesk”, tha Akademia Suedeze përmes një deklarate.

    “Por, ka më shumë në anën e tij krijuese dhe ai po ashtu shikon drejt Lindjes duke përvetësuar një ton më të kalibruar”.

    Ai është hungarezi i dytë që ka fituar këtë çmim që ndahet nga Akademia Suedeze, pasi Imre Kertesz më 2002 e fitoi Nobelin për Letërsi.

    Krasznahorkai u lind në qytezën Giula në juglindje të Hungarisë, afër kufirit me Rumaninë.

    Romani i tij i parë që i dha famë, Stantango, u botua më 1985 u bë një sensacion letrar në Hungari.

    “Romani përshkruan, me tone thellësisht sugjestive, një grup banorësh të varfër në një fermë të braktisur kolektive në pjesën rurale të Hungarisë, pak para rënies së komunizmit”, tha Akademia.

    Krasznahorkai ka bashkëpunuar me filmbërësin hungarez Bela Tarr. Several, dhe puna e tij është adaptuar në filat e Tarrit, përfshirë Satantango dhe Werckmeister Harmonies.

    Çmimi Nobel u themelua në bazë të testamentit të Alfred Nobel, i cili u pasurua nga shpikja e dinamitit. Që nga viti 1901, me disa ndërprerje, këto çmime çdo vit nderojnë arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe. Më vonë është shtuar edhe Çmimi Nobel për Ekonomi.

    Fituesit e Nobelit marrin edhe nga 1.2 milion dollar. Në mesin e shkrimtarëve që kanë marrë këtë çmim janë edhe poeti dhe eseisti francez Sully Prudhomme, që mori çmimin e parë, novelisti amerikan William Faulkner, kryeministri britanik i Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill, shkrimtari turk Orhan Pamuk dhe norvegjezi Jon Fosse.

    Vitin e kaluar Nobelin për Letërsi e fitoi autorja nga Koreja e Jugut, Han Kang, duke u bërë gruaja e 18-të që e ka fituar këtë çmim.

    Përzgjedhja e fituesve nga Akademia Suedeze nganjëherë ka nxitur edhe zemërim. Më 2016, këtë çmim e fitoi këngëtari amerikan Bob Dylan, duke nxitur kritika se vepra e tij nuk përbënte letërsi të mirëfilltë. Ndërkaq, ndarja e Nobelit për Letërsi më 2019 për austriakun Peter Handke po ashtu nxiti polemika.

    Më 2006, Handke kishte marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i cili nga shumë është parë si përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve në Kosovë dhe zhvendosjen e gati 1 milion të tjerëve gjatë luftës më 1998-99.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark