Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy çanta me mallra të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku janë zbuluar dy çanta të mbushura me mallra tekstile të padeklaruara.

    Sipas Doganës së Kosovës, vozitësi kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por gjatë kontrollit të detajuar u konstatuan të kundërtat.

    Në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

    Dogana ka theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e tregut dhe interesave të qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark