Justin Bieber ironizon me lutjen e nënës së tij për të - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Justin Bieber ironizon me lutjen e nënës së tij për të

    Insajderi
    09 October 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Justin Bieber i është përgjigjur me humor një lutjeje prekëse që nëna e tij, Pattie Mallette, postoi në Instagram, më 22 shtator.

    Në një shkrim të gjatë përkrah disa fotove të djalit të saj, ajo shprehte publikisht besimin e saj dhe lutjet për shërim dhe mbrojtje mbi këngëtarin 31-vjeçar.

    “Unë shpall liri, forcë, qartësi dhe shërim mbi ty, Justin. Çdo zinxhir frike, konfuzioni dhe dhimbjeje, u thye në emrin e Jezusit,” shkroi ajo. “Shëro çdo plagë në zemrën, mendjen dhe trupin e tij, të dukshme dhe të padukshme… Mbush atë me dashurinë dhe ngushëllimin tënd.”

    Por reagimi i Bieberit erdhi me një dozë ironie: “E vetmja gjë nga e cila kam nevojë të shërohem është gishti im i vogël i këmbës, i rrudhët nga loja e ping-pongut”, komentoi ai në postim.

    Ndërkohë, dy ditë përpara lutjes së nënës së tij, Bieber kishte ndarë një tjetër postim në Instagram, ku fliste për rëndësinë e besimit në përballjen me famën dhe egon: “Jezusi bëhet çmimi. Dhe rritja bëhet diçka që ti dëshiron për shkak të hirit që ke marrë.”

    Justin së fundmi ka publikuar albumin e ri “Swag II”, që përfshin këngë si “Story of God” dhe “Everything Hallelujah”. Në klipin “Speed Demon”, ai shfaqet me një bluzë ku shkruhet “Pray for Me”.

    Ndërkohë, Justin dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, sapo kanë festuar 7-vjetorin e martesës, ndërsa burime pranë çiftit thonë se ata janë më të bashkuar se kurrë, pas lindjes së djalit të tyre Jack Blues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark