
Elon Musk dhe X kanë arritur një marrëveshje me një grup ekzekutivësh për 128 milionë dollarë që ata thonë se CEO i Tesla nuk i ka paguar që kur bleu Twitter në vitin 2022.
Ish-CEO i Twitter, Parag Agrawal, ish-shefi i Financave Ned Segal, ish-shefi ligjor Vijaya Gadde dhe ish-këshilltari i përgjithshëm Sean Edgett, e paditën Musk në 2024 për mbajtje të pagesave të ndarjes në formë “hakmarrjeje” pasi ai u detyrua të bënte marrëveshjen e 44 miliardë dollarëve që u përpoq ta shmangte disa orë.
Ky grup u pushua nga puna vetëm pak orë pasi Musk mori kontrollin e Twitter në tetor 2022, një ditë para se të merrnin 200 milionë dollarë për pagesat e ndarjes dhe të siguronin opsione aksionesh.
Një vendim gjykate i firmosur më 1 tetor në Kaliforni tregon se dy palët kanë arritur një marrëveshje, edhe pse kushtet nuk përshkruhen në detaje. Vendimi vonon depozitimet, edhe të Musk, që duhej të bëheshin në fund të tetorit për të lejuar “palët që të arrinin kushtet e kërkuara nga marrëveshja”.
Padia u referohet pjesëve të biografisë së Elon Musk të publikuar në 2023 nga Walter Isaacson ku ai shkroi se Musk nuk donte që grupi ekzekutiv të përfitonte pjesën apo të siguronte aksionet “për shkak të çmimit që ai po paguante dhe bindjes se menaxherët e Twitter e kishin kequdhëzuar”.
Libri thotë se Musk nxiti drejt një mbylljeje më të shpejtë për shitjen e Twitter që të mund të pushonte grupin ekzekutiv “për shkakun”. Padia thotë se shkaku në letrat e tyre të pushimit nga puna nuk ishte përcaktuar.
Në gusht, Musk dhe X arritën një marrëveshje tjetër për një padi të ngritur nga një grup ish-punonjësisht të Tëitter që thoshin se u detyroheshin qindra milionë dollarë si pagesë nga ndarja./abcnews.al