Uran Ismaili i prerë: Shkolla të sigurta, 200 oficerë të sigurisë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Uran Ismaili i prerë: Shkolla të sigurta, 200 oficerë të sigurisë në Prishtinë

    Insajderi
    09 October 2025 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në debatin për kryeqytetin, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, foli për arsimin dhe nevojën për qasje reale dhe konkrete për përmirësimin e tij.

    Ai theksoi se mësimi tërëditor është i nevojshëm, por jo siç është aktualisht ai duhet të shoqërohet me infrastrukturë të përshtatshme dhe me kurrikulë të përgatitur mirë.

    “Kur 10% e fëmijëve kanë mësim tërëditor e 90% jo, kjo nuk është reformë, por pilot-projekt,” tha Ismaili.

    Ai nënvizoi se shqetësimi më i madh sot është siguria e fëmijëve në shkolla dhe prezantoi planin e tij për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkollat e Prishtinës, si dhe për përfshirjen e psikologëve që do të mbështesin mirëqenien mendore të nxënësve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark