Kurti përgëzon Donald Trumpin për marrëveshjen Izrael–Hamas: Fundi i vuajtjeve dyvjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti përgëzon Donald Trumpin për marrëveshjen Izrael–Hamas: Fundi i vuajtjeve dyvjeçare

    Insajderi
    09 October 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke përgëzuar drejtpërdrejt ish-presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në këtë proces.

    Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Kurti e ka përshëndetur planin e paqes, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt dhënies fund të konfliktit në Rripin e Gazës.

    “Ne mirëpresim dhe përgëzojmë udhëheqjen e Presidentit Donald Trump në sigurimin e një marrëveshjeje për të arritur një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në fazën fillestare të marrëveshjes së paqes, duke i dhënë fund dy viteve vuajtjesh të jashtëzakonshme,” ka shkruar Kurti, duke i bërë tag edhe vetë Trumpit në postim.

    Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-të parashikon një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga të dyja palët. Plani është mirëpritur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe shihet si një hap drejt de-përshkallëzimit të krizës humanitare në Gaza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark