Dështojnë të gjitha kandidaturat e Listës Serbe, Basha i fton ata të propozojnë Nenad Rashiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështojnë të gjitha kandidaturat e Listës Serbe, Basha i fton ata të propozojnë Nenad Rashiqin

    Insajderi
    10 October 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka dështuar tri herë radhazi që të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb.

    Simiq në tri votimet në Kuvend ka marrë vetëm votat e partisë së tij, derisa pjesa tjetër e votave kanë qenë kundër dhe abstenime.

    Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, pas këtij dështimi ka thënë se janë ezauruar të gjitha nëntë kandidaturat dhe ka ftuar që ta propozojë emrin tjetër nga komuniteti serb.

    Megjithatë Lista Serbe ka dalë kundër dhe ka deklaruar se kjo do të ishte kundërkushtetuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark