Lista Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar

    Insajderi
    10 October 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi Nenad Rashiq u votua për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, dhe Kuvendi u konstituua, në foltoren e hollit të Kuvendit doli deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe.

    Këta të fundit vlerësojnë se Kuvendi nuk është konstituuar.

    Ai ka thënë se “edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë”.

    Më  tej ai tha se “Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”.

    Lista Serbe insiston se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi që ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

    Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

    Rashiq ka qenë ministër në qeverinë e deritanishmë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark