
Pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, deputeti Nenad Rashiq ka falënderuar kolegët që e mbështetën dhe ka shprehur shpresën për një proces të shpejtë institucional.
“Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi që sot votuan për mua dhe shpresoj se ky do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh Rashiq pas votimit.
Nga votimi i mbajtur, Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha teksa në sallë u dëgjuan duartrokitje.
“Të nderuar deputetë, për njoftim: formimi i grupeve parlamentare, bazuar në Nenin 24 të Republikës së Kosovës të Rregullores së Kuvendit, njoftimi për formimin e grupit parlamentar i dërgohet kryetarit të Kuvendit, jo më pak se 7 ditë nga dita e seancës konstituive”, ka deklaruar Basha.
“Të nderuar kolegë, me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb konstatoj që Kuvendi është i konstituar, dhe me këtë e mbyll punimet për seancën konstituive”, tha kryeparlamentari.
Votohet Nenad Rashiq – bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës – Insajderi – votimi
Për Rashiqin votuan edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, dhe Lista Serbe votoi kundër.
/Insajderi