Sot varroset 13-vjeçarja që vdiq si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset 13-vjeçarja që vdiq si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit

    Insajderi
    10 October 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    13-vjeçarja, e cila vdiq si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Shajne të Dragashit, do të varroset sot në varrezat e fshatit.

    Kështu u bë e ditur nga njoftimi i familjarëve të së ndjerës.

    Ndërkaq, rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Me datën 09.10.2025, rreth orës 18:31, përmes Qendrës Emergjente Prizren (112), policia ka pranuar një informacion se në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit, ka ndodhur një lëndim aksidental i një fëmije, i cili dyshohej se ishte me lëndime të rënda. Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash është nisur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent”, tha Bytyqi.

    “Pas arritjes në vendngjarje, është konstatuar se bëhet fjalë për të miturën E.F.I. (vajzë, 13 vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor,  në vendngjarje ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar”.

    “Në vendngjarje kanë dalë njësitet hetimore dhe forenzike të Stacionit Policor Dragash, si dhe hetuesit rajonal bashkë me eprorët policor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Policia është duke e hetuar rastin si vepër ‘Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm’”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark