Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

    Insajderi
    10 October 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, njoftoi se ka filluar periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

    “CENTCOM ka konfirmuar se Forcat Mbrojtëse Izraelite përfunduan fazën e parë të tërheqjes në vijën e verdhë në orën 12:00 lokale. Periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve ka filluar”, shkroi Witkoff në X.

    Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelitë dhe të dorëzojë trupat e 28 pengjeve të vrarë brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë me dënime të përjetshme dhe 1.700 të paraburgosur nga Gaza që nga 7 tetori 2023.

    Marrëveshja nënvizon sfidat e mundshme në gjetjen dhe dorëzimin e trupave të robërve të vdekur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark