Kris Jenner nuk po i ndal ndërhyrjet, fansat po e krahasojnë me Bebe Rexhën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kris Jenner nuk po i ndal ndërhyrjet, fansat po e krahasojnë me Bebe Rexhën

    Insajderi
    10 October 2025 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kris Jenner ka bërë një ndryshim të madh në pamje, duke tronditur internetin me look-un e saj të ri. Pas shumë vitesh me flokë të zinj të shkurtër, 69-vjeçarja ka hequr dorë nga prerja e saj ikonike dhe është shfaqur me një stil të ri, duke bërë një rikthim me flokë bjonde platin, të drejta dhe të shkurtuara.

    Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë krahasuar atë me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha për ngjashmërinë e madhe.

    Në një video të publikuar nga stilisti i njohur i flokëve, Chris Appleton, Kris shihet pa grim dhe e ulur në sallon, duke imituar tekstet e këngës virale të Sabrina Carpenter “When Did You Get Hot?”. Pasi zbulon pamjen e saj të re, shumë komentues e krahasojnë atë me vajzën e saj, Kim Kardashian. “Kris po kthehet në Kim dhe Kim po kthehet në Kris!”, shkruan një komentues, ndërsa të tjerë e quajnë pamjen e saj si një version i ri i “Freaky Friday”.

    Një përdorues tjetër shkruan me humor: “A mund të na tregojë ku e mban ‘burimin e rinisë’?”. Gjatë ngjarjes “Mission to Glam”, Jenner u shpreh se po eksperimentonte me look-un dhe se nuk do të qëndronte për shumë kohë me flokë bjonde. “Nesër do të jem përsëri me flokë të zinj”, tha ajo.

    Ky ndryshim ka bërë shumë fansa të mendojnë se Kris ka ri-inventuar veten në një mënyrë dramatike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark