Lladrovci i përgjigjet Memlit e të tjerëve: Bedelat janë në alarm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lladrovci i përgjigjet Memlit e të tjerëve: Bedelat janë në alarm

    Insajderi
    10 October 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramiz Lladrovci ka reaguar ndaj deklaratave të katër përfaqësuesve të PDK, të cilët ia kanë lakuar emrin gjatë ditës së sotme, në krye me kryetarin Memli Krasniqi.

    Krasniqi sot ka kërkuar hetime lidhur me auto-incizimet e publikuara ndaj Lladrovcit.

    Lidhur me këtë Lladrovci tha se kjo tregon se “bedelat” janë në alarm.

    Kemi punuar shumë dhe fitorja është e pandalshme “Për Drenasin Kampion”, bashkë me qytetarët krenarë të zemrës së Kosovës.b Memlit i doli rend të flas për një shantazh të uzurpatorëve, me kërkesë në fund të fushatës: “Urgjent të hetohet kjo situatë”, qesharake. Këtë e kam kërkuar para disa viteve. Jakupi nga Skenderaji, përkrah bedelit, i nënshtruar flet lidhje pa lidhje se ashtu i kanë thënë, nuk meriton koment. Bedelat (prodhim i vitit 2021 dhe 2025), janë në alarm, asgjë nuk i shpëton nga humbja, shpifja nuk fiton përball të vërtetës. Drenasi është zemra e Kosovës me 101 të mira, për qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër!“, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark