Nënë e bijë ngacmohen nga dy persona me veturë, policia e cilëson rastin “rrëmbim në tentativë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënë e bijë ngacmohen nga dy persona me veturë, policia e cilëson rastin “rrëmbim në tentativë”

    Insajderi
    11 October 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një vajzë derisa po ecte me nënën e saj ishte ngacmuar nga dy persona që ishin me një veturë.

    Rasti ka ndodhur dje pasdite në Zveçan të Vogël në veri të Mitrovicës.

    Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

    “RRËMBIM NË TENTATIVË – Zveçan i Vogël, Mitrovicë Veri  1010.2025 – 17:58. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në rrugë me nënën e saj dy persona me një veturë e kanë ngacmuar. Policia ka reaguar ku ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij është iniciuar rasti ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark