Arrestohen pesë persona në Prizren, Policia gjen drogë, armë e municion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pesë persona në Prizren, Policia gjen drogë, armë e municion

    Insajderi
    11 October 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia, gjatë bastisjes në Prizren ka gjetur dhe ka sekuestruar 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole.

    Nga ky aksion, në pranga të Policisë përfunduan pesë persona, ku njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, derisa katër të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.

    “Njësitë policore me autorizim të prokurorit kanë bastisur pronën e të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21.77 gramë marihuanë, 25 gramë kokainë, tre grinder, një AK 47, dy shufra metali, një elektroshok, 251 fishekë dhe dy revole. Lidhur me rastin janë arrestuar 5 persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje, ndërsa 4 lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark