
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mrika Krasniqi Shala, ka ndarë një mesazh për vjehrrat dhe gjysheve gjilanase.
Krasniqi Shala, tha se nëse fiton besimin e qytetarëve, do të propozojë që këtyre grave të përkushtuara t’u ndahet një shumë simbolike mujore, si shenjë respekti e mirënjohjeje për rolin e tyre në rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.
Sipas saj, ky zotim buron nga realiteti i çdo shtëpie në Gjilan, ku dashuria dhe përkujdesja e gjysheve janë shtylla e familjes.
“Një komunë që vlerëson nënat dhe gjyshet, ndërton të ardhme me më shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore,” tha ajo, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë për “ndryshimin që vjen nga zemra”