Andi Belegu prezanton vizionin për kryeqytetin: Prishtina që punon, kujdeset dhe ecën përpara me dinjitet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Andi Belegu prezanton vizionin për kryeqytetin: Prishtina që punon, kujdeset dhe ecën përpara me dinjitet

    Insajderi
    11 October 2025 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Andi Belegu (nr. 50), ka prezantuar programin e tij zhvillimor.

    Belegu tha se prioritet i tij do të jetë ndalimi i ndërtimit të egër dhe pa plan, si dhe krijimi i më shumë hapësirave të gjelbra, parqeve në çdo lagje dhe hapësirave publike për fëmijët, prindërit dhe të moshuarit.

    “Do ta ndalim ndërtimin e egër dhe pa plan. Do të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra, parqe në çdo lagje dhe hapësira publike për fëmijët, prindërit dhe të moshuarit. Një qytet i pastër, i gjallë dhe i ndërtuar për jetë më të mirë. Do të zhbllokojmë trafikun dhe do të kemi transport publik modern, rrugë të sigurta, ndriçim në çdo lagje dhe rend urban që respekton qytetarin”, tha ai.

    Në aspektin ekonomik, Belegu ka premtuar forcim të ekonomisë lokale, përmes tregjeve të rinovuara, përkrahjes për bujqit, gratë sipërmarrëse dhe artizanët.

    Po ashtu, programi i tij përfshin ndërtimin e Qendrave Multifunksionale në lagje dhe fshatra, hapësira për sport, kulturë, shërbime dhe bashkëjetesë komunitare.

    Në planin social, Belegu paralajmëroi ndërtimin e Spitalit të Qytetit për kujdes cilësor dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët, si dhe ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

    Ai ka theksuar se do të ketë kujdes të veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta, me logopedë në Qendrat e Mjekësisë Familjare, më shumë asistentë edukativë dhe mbështetje për familjet e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark