Insajderi
Zgjedhjet 2026

Shaqir Totaj: Puna më e madhe për Prizrenin do të nis më 12 tetor

Insajderi
11 October 2025 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shaqir Totaj: Puna më e madhe për Prizrenin do të nis më 12 tetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një adresim para qytetarëve tha se vizioni i qeverisjes së tij ka qenë dhe mbetet zhvillimi i Prizrenit për të gjithë, pa dallime politike apo përkatësie.

“Prizreni në punë ka qenë vizioni ynë që nga dita e parë – për çdo qytetar të këtij qyteti, pa dallim partie apo përkatësie. Qeverisja jonë ka treguar se puna, rezultatet dhe përkushtimi ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partiak”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka shtuar se periudha e ardhshme do të shënojë fillimin e fazës më të fuqishme të zhvillimit për qytetin dhe fshatrat e Prizrenit.

“Puna më e madhe për Prizrenin do të nis më 12 tetor. Ky është momenti kur do të fillojmë një kapitull të ri të zhvillimit, të investimeve të mëdha dhe të përkushtimit ndaj çdo lagjeje e fshati të komunës sonë”, ka theksuar ai.

Në fund, Totaj ka ftuar qytetarët që me votën e tyre ta vazhdojnë rrugën e punës dhe të rezultateve konkrete:

“Votoni PDK 191 – votoni për Prizrenin! Sepse vota për ne është votë për punë, zhvillim dhe të ardhme më të mirë për çdo qytetar.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark