Zhegrova reagon i emocionuar me rikthimin në kombëtare - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova reagon i emocionuar me rikthimin në kombëtare

    Insajderi
    11 October 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është rikthyer më në fund në fushën e blertë me fanellën dardane.

    Lojtari i ri i Juventusit luajti mbrëmë në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Sllovenisë, duke djersitur fanellën për vetëm tre minuta.

    Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda e arsyetoi vendimin e tij, duke thënë se Zhegrova ndjeu lodhje pas stërvitjes së fundit dhe se ky i fundit ka luajtur shumë pak që nga janari.

    Mirëpo, Zhegrova është shprehur i emocionuar me rikthimin e tij në kombëtare, qoftë edhe për pak minuta.

    Ai madje i ka falëndëruar edhe tifozët e kombëtares dardane që ishin të pranishëm në stadium, në rrjetin social “Instagram”.

    “Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahje, ndjenjë e veçantë”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark