
Labinot Bislimi, që po pretendon të marrë pushtetin në Viti më 12 tetor, ka publikuar një video të kryetarit të kësaj Komunë në zyrët e LDK-së.
Aty shihen edhe disa persona të tjerë, sipas Bislimit në zyrët e LDK-së ishte edhe menaxheri i prokurimit publik, Fadil Abazi.
Bislimi ka kërkuar llogari se pse personi që merret me tendere në kohë fushatë del nga zyret e një partie politike.
“Ç’ka kërkonte dje z. Fadil Abazi në zyrat e LDK-së me Sokol Halitin? Menaxheri i prokurimeve publike, njeriu që nënshkruan (ende) tenderët e komunës, duke dalë nga selia e partisë, pas kryetarit në ikje. Në mes të fushatës zgjedhore, një zyrtar i tillë nuk ka asnjë arsye të gjendet në zyrat e një partie politike, e aq më pak në shoqërinë e kryetarit të saj. Çfarë kërkonte ai aty? Pyetje e thjeshtë, përgjigje (tepër) e rëndë. Nuk do t’i lëmë rehat. Pikë”, tha ai.
@labi_bis Ç’ka kërkonte dje z. Fadil Abazi në zyrat e LDK-së me Sokol Halitin? Menaxheri i prokurimeve publike, njeriu që nënshkruan (ende) tenderët e komunës, duke dalë nga selia e partisë, pas kryetarit në ikje. Në mes të fushatës zgjedhore, një zyrtar i tillë nuk ka asnjë arsye të gjendet në zyrat e një partie politike, e aq më pak në shoqërinë e kryetarit të saj. Çfarë kërkonte ai aty? Pyetje e thjeshtë, përgjigje (tepër) e rëndë. Nuk do t'i lëmë rehat. Pikë.
♬ son original – labi_bis