PDK në Fushë Kosovë thotë se dy partitë rivale po tentojnë të blejnë votat e votuesve nga komunitetet jo-shumicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Fushë Kosovë thotë se dy partitë rivale po tentojnë të blejnë votat e votuesve nga komunitetet jo-shumicë

    Insajderi
    11 October 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Fushë-Kosovë, ka lëshuar një komunikatë për media ku ngre shqetësime serioze për, siç pretendohet, veprime të paligjshme të dy partive rivale në këtë komunë.

    Sipas PDK-së, individë të lidhur me këto dy parti janë angazhuar në terren për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve përmes metodave të cilat përfshijnë, sipas tyre, që nga ofertat për favore e deri te blerja e hapur e votës. Subjekti opozitar në komunë pretendon se veçanërisht janë vënë në shënjestër komunitetet jo-shqiptare, përkatësisht ato Rom, Egjiptas, Ashkali dhe komuniteti serb.

    Ky është postimi i plotë:

    Tash kur data e zgjedhjeve po afrohet dhe kanë mbetur më pak se 24 orë në shprehjen e vullnetit qytetar, eksponentë të caktuar të dy partive politike në Fushë-Kosovë janë vënë në veprim duke u shpërndarë në teren dhe duke përdorë forma e mjete të ndershme e të pandershme, të moralshme e të pamoralshme, të ligjshme e të paligjshme për të siguruar vota.

    Ne si subjekt politik kemi informacione dhe dyshime të denoncuara nga qytetarë të ndershëm e aktivistë që individë të caktuar të dy partive tjera politike në Fushë-Kosovë janë duke orkestruar metoda vepruese të blerjes së votës te Komunitetet jo-shqiptare në Fushë-Kosovë, përkatësisht te minoritetet Rom, Egjiptas, Ashkali por edhe minoriteti serb, ku përmes përfaqësuesve kryesorë të këtyre minoriteteve janë duke u manipuluar votuesit e këtyre minoriteteve përmes premtimit të favoreve por edhe blerjes klasike të votës.

    Ftojmë organet shtetërore, Policinë, Hetuesit dhe Prokurorinë që të jenë vigjilente dhe të ndërmarrin veprime ligjore kundrejt këtyre tentativave për shkelje ligjore dhe ushtrim të veprës penale nesër në ditën e zgjedhjeve, dhe t’i përcjellin këta individë.

    Jemi optimistë që organet e rendit do të marrin hapa konkret dhe masa për të parandaluar shitblerjen e votës dhe përsëritjen e rasteve sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2021, ku individë të caktuar të dy partive politike qëndronin para objekteve shkollore duke evidentuar qytetarët se a janë duke dalë në vendvotime dhe duke u bërë presion të heshtur për të votuar për porositësit e tyre, poashtu rastet shqetësuese kur një person i njëjtë asistonte disa herë te shumë qytetarë për të votuar. Jemi optimistë që Policia jonë do të marr hapat e nevojshëm parandalimin e akteve të tilla jo-ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark