
Mbrëmjen e sotme, Serbia dhe Shqipëria do të zbresin në fushë për një nga përballjet më delikate të këtij edicioni, e cila pritet të vendosë shumë në garën për një vend në fazën “Play off” të Kupës së Botës.
Tensioni është i lartë dhe interesimi i publikut është i jashtëzakonshëm, ndërsa pritet një sfidë e fortë sportive, me shumë emocione brenda dhe jashtë fushës.
Ndërkohë, bastet sportive kanë dhënë sinjalin e tyre. Sipas koeficienteve zyrtare të publikuara në Shqipëri në prag të ndeshjes, Serbia shihet si më e favorizuar për të dalë fituese. Fitorja e skuadrës vendase kuotohet me 1.70.
Barazimi vlerësohet me koeficientin 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë duket më pak e besuar nga bastvënësit, pasi kuotohet me 5.75.
Sido që të jetë rezultati, mbrëmja premton të jetë spektakolare, në një duel që shkon përtej sportit dhe ku çdo gol mund të bëjë historinë.