Turpi i radhës nga tifozët serbë, fishkëllojnë himnin shqiptar-Yjet kuqezi nuk duan t’ia dinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Turpi i radhës nga tifozët serbë, fishkëllojnë himnin shqiptar-Yjet kuqezi nuk duan t’ia dinë

    Insajderi
    11 October 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.

    Një tjetër skandal ka ndodhur pak përpara nisjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri.

    Teksa himni kombëtar nisi të luhej në stadium, kanë qenë tifozët serbë ata që kanë reaguar me vërshëllime, duke mos respektuar simbolin tonë.

    Por kjo situatë nuk ka ndikuar aspak tek lojtarët kuqezi, të cilët kanë vijuar të nderojnë himnin duke e kënduar dhe vijuar të vendosur për të qëndruar përballë Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark