Insajderi
Show

Shakohoxha nxjerr bisedën me Manajn, si e kishte parashikuar atë që ndodhi sonte

Insajderi
12 October 2025 - 00:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shakohoxha nxjerr bisedën me Manajn, si e kishte parashikuar atë që ndodhi sonte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka ndarë sonte një bisedë të vjetër me Rey Manajn, që sot po shihet si një profeci e vërtetë.

Në qershor, pas penalltisë së humbur kundër Serbisë, Shakohoxha i kishte shkruar sulmuesit shqiptar fjalë mbështetëse: “Mos u mërzit. Zoti të do shumë. Të ka bërë yll të bukur dhe super talent. Në Beograd do ja plasesh portën.”

Dhe pikërisht ashtu ndodhi! Në përballjen e sotme në Leskovc, Rey Manaj realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike kundër Serbisë.

Biseda, e cila është bërë virale në rrjete sociale, tregon forcën e besimit dhe motivimit që shpesh paraprin momentet më të mëdha në sport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark