Kurti voton në Prishtinë: Qytetarët të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti voton në Prishtinë: Qytetarët të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë

    Insajderi
    12 October 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

    Ai u paraqit në vendvotimin e vendosur pranë Fakultetit Juridik në Prishtinë.

    Pas votimit, Kurti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të marrin pjesë aktive në vendimmarrjen lokale.

    “Sot votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin e pijshëm. Ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta shfrytëzojnë të drejtën për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe përmbushjes së nevojave të përditshme,” deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark