
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur votën e tij.
Rama, së bashku me familjen e tij, ka votuar në Fakultetin Ekonomik.
Ndërkaq në fjalën e tij, Rama i cili po synon edhe katër vjet në krye të kryeqytetit, uroi fillimisht fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.
“Faleminderit shumë të nderuara media për punën e mrekullueshme që po e bëni, urime për fitoren e Shqipërisë dje, historike. Uroj edhe sot të fitojë kryeqyteti, zhvillimi i vendit tonë, një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, unifikim, zgjidhje e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë. Uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me vizion, për fëmijët tanë”, tha Rama.