Nuk raportohet për parregullsi- KQZ: 7.84% votuan deri në orën 11:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk raportohet për parregullsi- KQZ: 7.84% votuan deri në orën 11:00

    Insajderi
    12 October 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen që po mban KQZ, kryetari i këtij komisioni Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor.

    Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është  158 mijë e 691 votues apo 7.84%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues.

    Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, kishin votuar 152 mijë votues apo 8.2% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues, transmeton Klankosova.tv

    Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në orën 15:30.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark