Sherr mes shqiptarëve dhe serbëve në Zakynthos, ndërhyn policia greke - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr mes shqiptarëve dhe serbëve në Zakynthos, ndërhyn policia greke

    Insajderi
    12 October 2025 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të ndeshjes Serbi–Shqipëri, një incident i rëndë është regjistruar në ishullin Zakynthos të Greqisë, ku një sherr mes turistëve shqiptarë dhe serbë ka përfunduar në përplasje edhe me forcat e policisë.

    Ngjarja ka ndodhur në klubin e natë “Base”, që sipas informacioneve ishte i vetmi lokal i hapur në atë orë. Klubi po organizonte një party, ndonëse kontrata e tij me autoritetet lokale kishte përfunduar, që solli ndërhyrjen e policisë për ta mbyllur.

    Në të njëjtin ambient ndodheshin edhe disa turistë serbë dhe shqiptarë, të cilët pas tensioneve të krijuara nga ndeshja, janë përfshirë fillimisht në një konflikt verbal. Situata ka dalë jashtë kontrollit kur policia është përpjekur të ndërhyjë.

    Tensioni ka hasur në rezistencë nga disa të rinj shqiptarë që dyshohet se kanë ushtruar dhunë edhe ndaj një oficeri. Si pasojë e tensionit, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.

    Qytetari shkruan për JOQ:

    Greqi, Zakynthos: sherr me policët, policia gjuan me pistoletë sepse ishte i vetmi klub me emrin “Base”. Edhe e mbyllën. Edhe bënin party, edhe erdhi policia se i mbaroi kontrata. Po ishin ca turistë serbë, u kapën me një shqiptar. Edhe erdhi policia. Edhe shqiptarët rrahën edhe policin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark