Përditësohen të dhënat, deri në orën 13:00 votuan 13.44% e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përditësohen të dhënat, deri në orën 13:00 votuan 13.44% e qytetarëve

    Insajderi
    12 October 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në të gjithë Kosovën.

    Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 13:00, kanë votuar 272,177 qytetarë nga 2,025,105 votues të regjistruar, që përbën 13.44% të pjesëmarrjes në nivel vendi.

    Nga gjithsej 2,571 vendvotime, janë procesuar 2,014 ose 78.34% e tyre.

    Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë. Pritet që pjesëmarrja të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht qytetarët dalin më shumë në qendrat e votimit.

    KQZ do të publikojë përditësimin e radhës rreth orës 15:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark