Dita e zgjedhjeve, EULEX monitoron situatën e sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e zgjedhjeve, EULEX monitoron situatën e sigurisë

    Insajderi
    12 October 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në tërë Kosovën po mbahet procesi i zgjedhjeve lokale, ku do të përcaktohen kryetarët e rinj për 38 komunat.

    Në kuadër të kësaj, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ka angazhuar patrulla mobile në terren për të monitoruar situatën e sigurisë në të gjithë vendin.

    Sipas EULEX-it, prania e tyre synon të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, i cili është thelbësor për të garantuar që qytetarët me të drejtë vote të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në mënyrë të lirë dhe pa pengesa.

    EULEX riafirmon përkushtimin e tij për të mbështetur institucionet vendore në sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark