Insajderi
Lajme

Ky është rezultati për Lipjanin, kaq është diferenca mes Imri Ahmetit e Shukri Bujës

Insajderi
12 October 2025 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është rezultati për Lipjanin, kaq është diferenca mes Imri Ahmetit e Shukri Bujës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas të dhënave të Exit Poll-it, kandidati Imri Ahmeti ka marrë 48.8% të votave në garën për kryetar të komunës së Lipjanit, duke qenë vetëm pak pikë larg shumicës absolute që do t’i siguronte fitoren pa balotazh.

Në vendin e dytë renditet Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 36%, ndërsa Ilir Qeriqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 14.2% të votave.

Kandidati tjetër, Bashkim Budakova i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka siguruar 1% të votave.

Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark