Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas përmbylljes së procesit të votimit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kurti ka bërë thirrje ndaj komisionerëve dhe vëzhguese që të ruhet vullneti i qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve. /Insajderi.org/