Insajderi
Lajme

Sipas Ubo Consulting – Podujevën e fiton Shpejtim Bulliqi

Insajderi
12 October 2025 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sipas Ubo Consulting – Podujevën e fiton Shpejtim Bulliqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, kryeson në garën për kryetar të komunës së Podujevës.

Rezultatet paraprake tregojnë: Shpejtim Bulliqi (LVV) – 51.6%, Ekrem Hyseni (LDK) – 37.8%, Isak Shabani (PDK) – 9.9%, Baki Feta (AAK) – 0.7%

Gara në Podujevë ka qenë e ngushtë, por Bulliqi ka një diferencë të dukshme mbi rivalin e tij kryesor, Ekrem Hyseni, duke e vendosur shumë pranë fitores së drejtpërdrejtë në raundin e parë të votimeve.

Rezultatet përfundimtare do të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark