Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar Komune në Drenas.
Deri më tani, janë numëruar 618 vota nga gjithsej 57,342 votues të regjistruar, që përfaqësojnë rreth 1.08% të pjesëmarrjes, ndërsa të dhënat janë nga vetëm 2 nga 73 vendvotime, ose 2.74% e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati Ramiz Lladrovci, që garon nën mbështetjen e iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, është në epërsi me 48.06% të votave (297 vota).
Pas tij renditet kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari, me 33.98% (210 vota).
Ndërkohë, rezultatet për kandidatët tjerë janë si më poshtë:
Ajvaz Berisha (Bashkimi Demokratik): 13.27% – 82 vota
Egzona Tërdevci (Lëvizja Vetëvendosje): 2.10% – 13 vota
Naim Bazaj (Për Drenas e Kosovë): 1.29% – 8 vota
Beqir Kiqina (AAK): 1.13% – 7 vota
Procesi i numërimit është ende në fazën e hershme dhe pritet që rezultatet të ndryshojnë me përfshirjen e më shumë vendvotimeve./Insajderi
